E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Protestat dhe kercenimet nje teater absurd

“Përshëndes qytetarët shqiptarë që e shndërruan 8 Majin në një ditë të idealeve të tyre evropiane.

Që e shndërruan në një ditë të vërtetë historike për demokracinë shqiptare dhe i dëshmuan mbarë Evropës qëndrimin e tyre të qytetëruar ndaj votës”.

Këto fjalë, kryeministri Berisha ua ka drejtuar të gjithë votuesve të 8 Majit, gjatë seancës së sotme plenare, në mënyrë të veçantë, atyre që votuan për mazhorancën aktuale, që sipas tij, i dhanë asaj një fitore të 4-fishtë.

“Prej ditësh, vendi i shëmbëllen një teatri absurd, ndërsa qytetarët votuan në një mënyrë më dinjitoze dhe evropiane.

Pasi u rrethua KQZ dhe u bllokuan rrugë, u dëgjuan ultimatume”, tha më tej Berisha, duke iu referuar ngjarjeve të fundit politike.

E kjo sipas tij, sepse dikush kërkon me çdo kusht që të mos respektojë votën e qytetarëve.

“Nuk mund të shpallet një rezultat në kundërshtim me ligjin.

Njeriu që kërkoi për 2 vjet me radhë hapjen e kutive, pasi Kolegji kishte vendosur mosrinumërimin e votave, tani kërkon me çdo kusht që të pengojë rinumërimin e tyre.

Deklaron se nuk do të njohë as gjykatat dhe as vendimet e institucioneve. Pra, gjithçka për veten time dhe karrigen time, por kjo moto nuk mund të funksionojë, pasi vota është e drejta më legjitime e të gjithëve.

Për votën e lirë, janë bërë sakrificat më të mëdha, janë derdhur lumenj për ta fituar atë.

Vota kërkon të përçmohet dhe të burgoset, por kjo gjë nuk mund të ndodhë”, tha Berisha ... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›