E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami shkon ne Kuvend Jam ketu nga mesazhi i Kantrimenit

Dy deputetët socialistë, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, janë sot të pranishëm në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Ndryshe nga kolegët e tyre socialistë, të cilët kanë vendosur bojkotin e saj.

“Nuk jemi në dijeni të vendimit të Partisë Socialiste”, tha lidhur me një fakt të tillë, deputeti Islami gjatë fjalës që mbajti në seancë.

Duke shtuar se ndodhej aty pas mesazhit të dhënë nga zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, i cili përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, dhe u bëri thirrje palëve të respektojnë vendimin e Kolegjit zgjedhor.

Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Por e majta, nuk i fitoi zgjedhjet se ishte e përçarë. Unë vetë u kërcënova kur parashikova humbjen e Partisë Socialiste”, tha deputeti Islami.

E sipas tij, “nëse ne socialistët do të rrinim në pozicionet tona, do të krijonim atë klimë që nuk është e dobishme për shqiptarët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›