Nis mbledhja e KQZ-së, PS: Të pezullohet ankimimi
Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do të shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë kërkuar pezullimin e shqyrtimit të tabelës për rezultatin e Tiranës pasi sipas tyre çështja është në Kolegjin Zgjedhor.
Ndërsa përfaqësuesit e djathtë kanë qënë kundër pezullimit të ankimimit duke shtuar se KQZ-ja duhet të vijojë me rendin e ditës, pasi ankimimet janë bërë me vullnet të lirë të vetë subjekteve të interesuara.
Kërkesa e parë e PS-së ka për objekt kundështimin e vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me miratimin e tabelës së KZAZ-së Nr. 49, që i përket Njësisë Bashkiake Nr. 5, ku kërkohet pavlefshmëria e vendimeve të marra nga KQZ, për ndryshimin e tabelave të rezultateve të QV-ve të ZAZ-së Nr. 49.
Ndërkohë që kërkesa e dytë kundërshton vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë"`, me arsyetimin se vendimi është marrë në shkelje flagrante të ligjit dhe në tejkalim të kompetencave të KQZ-së.
PD në kërkesën ankimore, kundërshton vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë"`, me arsytetimin se, në rezultat duhej të përfshiheshin të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit dhe vlerësimit fillestar të votave të hedhura për kandidat për kryetar të bashkisë Tiranë.