E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande perpihen mbi 1 mije pasaporta biometrike

Ne qytetin e Sarandes jane terhequr mbi 1 mije pasaporta biometrike kohet e fundit. Stoku i dokumenteve te bera gati qendronte per muaj me radhe pa u terhequr nga qytetaret qe aplikuan per te marre pasaporten e re. Pritej qe ardhja e emigranteve me pushimet e tyre verore te sillte edhe fluks por as ne muajin gusht nuk ndodhi keshtu. Madje 6500 pasaportat e paterhequra u shtuan edhe me 500 te tjera.

Interesimit tone per kete problem punonjesi i firmes ALEAT i ngarkuar me shperndarjen e pasaportave te gatshme nderkombetare ne Komisariatin e Policise se Sarandes iu pergjigj dje duke konfirmuar se ka nje shtim te dukshem te qytetareve per ti terhequr ato. Sipas tij stoku prej 6500 pasaportash te paterhequra me muaj eshte pakesuar me te pakten njemije cope. Cdo dite jane mesatarisht 100 vete qe i drejtohen ketij sporteli per te bere terheqjen e pasaportes se re biometrike pa te cilen nuk mundesohet levizja pa viza ne zonen Shengen.

Megjithese numri i aplikimeve ka shenuar muajin e fundit nje ritem me te larte eshte e dukshme se stoku nuk eshte me nje dukuri qe perseritet. Kjo fale edhe informimit te publikut per ate se kushti i pare i qarkullimit te lire ne zonen Shengen eshte pajisja me pasaporte biometrike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›