Ankesat për ujin, Avokati i Popullit takim me ujësjellësin

Ankesat e qytetarëve për mungesë të ujit të pijshëm apo mbifaturim të pagesës së tij, të cilat kishin rënë në vesh të shurdhër i janë vënë përpara drejtorisë së ujësjellësit nga Avokati i Popullit.
Komisionerë të Avokatit të Popullit kanë vënë përballë drjtorin e Ujësjellësit Sait Dollapi duke parashtruar rastet e së paku 86 kërkesave të ardhura nga kryeqytetasit për faturim afrofe, bifaturim apo mungesë të ujit në zona të ndryshme si Unaza e re apo Sauku.
Por drejtori i ujësjellësit Sait Dollapi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj atyre që tentojnë të abuzojnë me furnizimin me ujë, sipas tij në asnjë rast ujësjellësi nuk ka aplikuar si masë ndëshkuese ndërprerjen kolektive të ujit.
Drejtoria e ujësjellësit pretendon se shkak kryesor për mosfunizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit është mungesa e infrastrukturës dhe ndërtimet pa kriter.