Punonjësit të funeralit vijojnë protestën para bashkisë

Kushtet e vështira klimtaterike nuk i kanë penguar punonjësit e shkarkuar nga puna që të protestojnë, përpara bashkisë së Tiranës. Sipas kreut të konferderatës së sindikatave Kolë Nikolla, në buxhetin e 2012 është përcaktuar që kjo ndërmarrje do të vazhdojë të funksionojë me të ardhurat e vet, e ndërsa këshilli bashkiak, ka marrë vendimin se kjo agjensi do të transferohet në ndërmarrjen numër një të pastrim gjelbërimit, por në asnjë rast nuk thuhet se ata do të largohen nga puna.
Ndërkohë punëtorët shprehen të vendosur për të vazhduar protestën, derisa ata të gjejnë zgjidhje për problemin e e tyre.
Të 70-të punonjësve të Ndërmarrjes së Funeralit në kryeqytet disa ditë më parë i është komunikuar se ishin të gjithë të pushuar nga puna, por ky komunikim nuk shoqërohej me asnjë motivacion.