130 vjetori i lindjes së Fan Nolit
Më 6 janar, 130 vite më parë lindi një nga figurat më të shquara të kombit shqiptarë që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në shumë fusha, Fan Stilian Noli. Megjithese ai lindi dhe u rrit larg Shqipërisë dashuria për vendin e të parëve mbeti e fortë në zemrën dhe mendje e tij. Ai njihet si historian, politikan, diplomat, gazetar, themeluesi i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, muzikant, përkthyes, poet, shkrimtarë, etj. Studiuesi Jorgo Bulo e cilëson figurën e tij si shumë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Sipas akademikut Jorgo Bulo, ka akoma në Shqipëri të cilët duan ta eklipsojnë figurën dhe kontributin e tij.
Ndërkohë që në qytetin e lindjes në Ibrik Tepe, në Turqi, në sheshin Republika, do të vendoset busti i Fan Nolit, një vepër mbi 2 metra e lartë e cila është realizuar në bronz nga Andrea Demce.