E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketa e INSTAT per nivelin e jeteses

Kriza ekonomike në vendet tona fqinje varfëroi tryezat e shqiptarëve….
Mbi 14% e popullsisë sipas anketës së Institutit të Statistikave jeton me me pak se 5 mijë lekë në muaj.
Por, kriza vuri në dukje mangësinë e politikave të mira sociale, të cilat sigurisht që prekën rrethinat e qyteteve, e madje edhe popullsinë në zonat bregdetare. 

Anketa e nivelit të jetesës, tregon se në katër vitet e fundit popullsia urbane në varfëri është rritur me rreth 37%. Vrojtimet tregojnë se jetesa ka qenë më e mirë për personat që vendosen të jetojnë në fshat apo ata që iu kthyen tokës e bagëtive pas vitesh emigrim, krahasuar me qytetarët e rinj të periferive urbane. Sipas Institutit të Statistikave varfëria urbane u rrit nga 10% në 13.6% të popullsisë, ndërsa në zonat rurale ra me rreth 12%.

Anketa që mat nivelin e jetesës u realizua nga INSTAT dhe Banka Botërore në muajit shtator-tetor të vitit të kaluar ku përfshinë 6671 familje në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›