E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e Bashkise se Tirane per vitin e ri shkollor

Bashkia e Tiranë ka detajuar sot masat e marrë prej saj lidhur me fillimin e viti të ri shkollor. Drejtori i Ndërmarrjes nr. 3, Alfons Muça, gjatë një prononcimi për shtyp sqaroi masat e ndërmarra në objektet arsimore të kryeqytetit, në fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014. 

“Me fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të Tiranës. Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor, ditën e nesërme, përkatësisht shkollat “Ibrahim Brahja” dhe “Murat Toptani”. Janë në proces rikonstruksioni dhe pritet të përfundojë semestrin e dytë të vitit të ri shkollor shkolla “Niket Dardani” dhe “Eqerem Çabej”. Gjithashtu kemi bërë restaurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjithë objekteve shkollore që ka qyteti i Tiranës. Pritet që kushtet në të gjithë shkollat e Tiranës, të jenë shumë më mirë se viti i kaluar”, u shpreh Muça. Gjithashtu, Muça u ndal dhe në raportin e ASHR, sipas së cilit 4 shkolla kanë probleme dhe duhet të mbylleshin. 
“Jo pa qëllim, edhe intervistën kemi përzgjedhur ta bëjmë në një ndër këto shkolla. Ja raporti i ASHR, këtu kemi edhe shkresën përmes së cilës i kemi kthyer përgjigje ASHR, datë 07.08.2013, lidhur me punimet që do të kryejë Bashkia e Tiranës në këto objekte që kanë qenë problematike. Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjithë detyrat që ata kanë lënë. Kjo është një ndër ato shkolla, “Siri Kodra”, e cila është përmendur nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe është bërë restaurimi i plotë i kësaj shkolle”, deklaroi ai.

Ndërkohë Muça garantoi se “të gjitha objektet, pa përjashtim, të gjithë objektet shkollore do të jenë në kushte shumë më të mira. Ju garantojmë se të gjithë shkollat e Tiranës dhe një pjesë tjetër që brenda semestrit të dytë do të futen në fazën tjetër të rikonstruksionit do të jenë me parametra shumë bashkëkohorë”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›