E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet per te shtaten here

Rreth 500 gram tritol ka shperthyer ne diskon “Ekuador” ne bregdetin e qytetit te Sarandes.  
Sasia e tritolit ishte vendosur ne nje nga shtyllat e diskos dhe per pasoje ka patur demtime te medha. 
Gjithashtu eshte demtuar edhe nje restorant prane kesaj diskoje, por per fat jo demtime ne njerez.  
Shperthimi i fuqishem ne oren 6 te mengjezit shkaktoi panic te banoret e Sarandes.  
Ky eshte sulmi i shtate qe i behet pronarit te kesaj diskoje, qe sipas policise, dyshohet te kete probleme pronesie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›