E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketat e para, Messi, Ronaldo apo Iniesta

Mediat spanjolle kanë bërë anketat e para të hapura me tifozët anë e kënd botës se kush do të jetë fituesi I Topit të Artë. Në të përditshmen spanjolle “AS”, kanë votuar më shumë se 60 mijë persona brenda pak orëve.

Lionel Messi prinë me 45 % të votive, para Ronaldos me 30% dhe Iniestës me 25%. Gazeta e afërt me Barcelonën, “Mundo Deportivo” është kapluar nga votat e shumta që shkojnë për Lionel Messin. 77% të votive janë për Messin, 17% për Iniestën ndërsa 6% për Ronaldon.

Edhe në gazetën e famshme spanjolle “Marca” Messi prinë me vota. Në votat e më shumë se 23 mijë personave, për Messin janë 55% të votive, 22.4% për Iniestën, ndërsa 21.7% për Ronaldon./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›