E Diel, 1 Nëntor 2026

Anketimi i Shoqates gjermane te Industrise dhe Tregtise ne Shqiperi

Bizneset gjermane e vlerësojnë Shqipërinë si dectinacion të mirë për të bërë biznes. Nga një anketim të kryer nga Shoqata gjermane e industrisë dhe  tregtisë ne Shqipëri rezulton se 81% e biznesmenëve gjermanë që ushtrojnë aktivitetin në territorin shqiptar da ta zgjidhnin sërish vendin tonë për të kryer investimet e tyre. Krahasuar me vendet e tjera në Europën Juglindore, Shqipëria renditet e dyta për nga tërheqja për investime.  
Nga sondazhi i Diha-s, vlerësime optimiste jepen mbi investimet dhe xhiron  vjetore të realizuara nga kompanitë gjermane. Mbi 44% e bizneseve llogarisin një numër në rritje të të punësuarve për vitin 2012. edhe investimet e kryera në Shqipëri nga gjermanët rezultojnë për vitin 2011 në rritje për 48% të tyre, ndërkohë që parashikojnë një ecuri më pozitive për këtë vit. Për sa i përket zhiros vjetore për 2011 ka rezultuar në rritje dhe pritet gjithashtu një zhvillim pozitiv edhe për 2012.
Presidentja e Diha-s për Shqipërinë zonja Andrea Gebbeken shprehet gjithashtu se është vënë re një interes në rritje për të investuar në sektorët strategjik të ekonomisë shqiptare.
Situata ekonomike e Shqipërisë sipas sondazhit nuk ka ndryshime krahasuar me vitin e kaluar. 64% e pjesëmarrësve mendojnë se situata është e kënaqshme. Biznesmenët gjermanë janë shprehur më pak optimist për ecurinë ekonomike gjatë këtij viti e ndikuar kjo edhe nga faktorët e jashtëm të krizës në Europë dhe në botë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›