Anketimi për korrupsionin në universitete, 89% e studentëve shprehen se ka raste korruptive

Korrupsioni dhe plagjiatura listohen ndër të parat në listën e problemeve me të cilat përballen studentët. Shumë prej tyre janë ndjerë nën presion për notën në këmbim të parave.
Gjetjet e sondazhit të zhvilluar nga qëndresa qytetare tregojnë edhe frikën që këta të rinj për të denoncuar rastet abuzive.
“Studentët e ndjejnë presionin për të dhënë ryshfet apo për t’ju nënshtruar rregullave te padrejta. 70% e studentëve në Universitetin e Tiranës perceptojnë plagjiaturën si fenomen i përhapur tek stafet akademike”, u shpreh një pjesëmarrës.
“9 nga 10 student shprehin se në universitete ka prani të korrupsionit, ndërsa të tjerë e kanë këtë me eksperiencë të provuar”, tha një tjetër pjesëmarrës.
Nga përgjigjet e të anketuarve, shumica prej tyre vajza, korrupsioni shfaqet në disa forma.
“46.62% e studentëve shprehen se e kanë provuar korrupsionin dhe shprehen se vazhdon të jetë pagesa në këmbim të notës”, tha pjesëmarrësi.
Pjesa më e madhe e të anketuarve shprehen pro pyetjes për Vetingun Akademik si mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/