Kanosën efektivin për një gjobë, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykim dy vëllezërit

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Albert K. dhe Alfons K., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2025, kur efektivët e “Forcës së Posaçme Shqiponja”, pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë kanosur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Konflikti dyshohet se lindi pas vendosjes së një gjobe administrative ndaj të pandehurve.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se njëri nga vëllezërit mban detyrën punonjës në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa të dy dyshohen se kanë kërcënuar efektivët e “Shqiponjave” për shkak të kryerjes së detyrës.
Dosja hetimore tashmë i është kaluar Gjykatës së Shkodrës, e cila do të vendosë mbi dy të pandehurit.
/rtsh.al/