E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE

PRISHTINE- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton vlerësoi sot në një konferencë për shtyp nga Prishtina se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Europian.
Duke folur për arrestimin e ish-gjeneralit kroat, Ratko Mlladic, Ashton tha se ky ishte një cast me rëndësi të madhe, porse nuk do të jetë celësi për integrimin e Serbisë në BE Ashton theksoi se e ardhmja e Serbisë në BE varet nga sjellja e saj europiane.
Ndër të tjera baronesha vuri theksin dhe tek bisedimet Serbi-Kosovë për cështje teknike duke shpresuar në arrtijen e shpejtë të një marrëveshjeje mes këtyre vendeve.
“Shpresojmë të arrihet marrëveshje, nëse palët bien dakort”, theksoi Ashton.

Ashton takon shefin e EULEX´:Sundimi i ligjit, esencial për integrimin e Kosovës
Nga kryeqyteti kosovar shefja e diplomacisë europiane Kethrin Ashton deklaron se Kosova e ka të qartë perspektivën europiane por vë theksin tek nevoja për sundimin e rendit dhe ligjit, si element kryesor për integrimin e Kosovës në BE.

”Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falendëroj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e Eulexi-t. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta mbështesni këtë mision dhe ta dinë rëndësinë e punës që po bën”. Ka thënë Ashton e cila në Prishtinë është pritur nga kryeministri, Hashim Thaci dhe anëtarët e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Nga ana e saj udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha se vizita e shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Eshtion, është një shtytje për dialogun Prishtinë- Beograd. Ajo shtoi se shumë shpejt pritet të miratohet një pako e marrëveshjeve me Serbinë, për çështjet që janë diskutuar deri tani në Bruksel. Por nuk saktësoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Tahiri tha se e kanë siguruar kryediplomaten evropiane se pala kosovare do të mbetet e përkushtuar drejt zgjidhjeve, që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Zonja Tahiri vlerësoi se palët në dialog kanë arritur përparim dhe procesi është shumë afër arritjes së marrëveshjeve në lëvizje të lirë, telekomunikacion etj.

(s.gera/d.bonollari/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›