E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, një kamion përplaset me trenin plagoset drejtuesi i tij

FIER- Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotem, por fatmirësisht pa viktima.
Një automjet i tonazhit të lartë, që punon për llogari të firmës që ndërton autostradën Fier-Vlorë është përplasur me trenin e linjës Tiranë-Vlorë dhe për pasojë, mbeti i dëmtuar drejtuesi i mjetit, Erion Qarri, 32-vjec, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjeksore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.15 në fshatin Ferras, 15 km në jug të qytetit të Fierit, përgjatë rrugës nacionale Fier-Vlorë.
Sipas burimeve policore, kamioni ishte duke kaluar postbllokun e shinave në Ferras, kur u godit nga treni. Policia ka mbrritur menjëherë në vëndngjarje dhe ka rikthyer normalitetin e qarkullimit, qe u ndërpre për rreth 1orë e 20 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›