Olldashi: Kundërshtari ynë në bllok është ish-Partia e Punës
LIBRAZHD- "Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës", deklaroi Sokol Olldashi, gjatë takimeve me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, në vijim të fushatës së tij për t’u votëbesuar si Kryetari i ardhshëm i PD-së.
Ai tha se demokratët nuk mund të presin që kundërshtari i tyre të bie vetë, por duhet ta rrëzojnë atë në përballjen e parë elektorale.
Olldashi tha se PD, me një strukturë të balancuar, të vënë nën stimul dhe përgjegjësi dhe me një njohje të pangatërruar të kontributeve, kthehet në një makineri politike dominuese në terren, që nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush.
Në bisedë me strukturat e PD-së në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, Sokol Olldashi foli për paketën e ristrukturimit të institucioneve të PD-së dhe për aksionin opozitar.
Duke përforcuar qëndrimet për një konfigurim të qartë të poleve politike ne vend, Sokol Olldashi tha se në politikën shqiptare nuk mund të ketë më lojtarë mesfushorë.
"Kundërshtari ynë në bllok është ish Partia e Punës, ndërsa Partia Demokratike është shtëpia e opozitarëve", deklaroi Olldashi.
(e.m/ata/BalkanWeb)