E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi i PS për Tiranën, KQZ mblidhet pasdite

UPDATE- Komisioni Qendror Zgjedhor do te mblidhet pasdite ne oren 18.00 per të shqyrtuar  pretendimet e socialistëve, pas dorezimit te kerkese ankeses, mes te ciles kerkojne pavlefshmeri ne 284 qendra votimi dhe rivotim ne kryeqytet.

Mbledhja e sotme e KQZ-se nisi ne oren 10.15 dhe ishte fare e shkurter. Ne te u  parashtruan ceshtjet qe presin per diskutim, ku perfshihej hedhja e nje shorti, relatimi i ceshtjeve ankimore, ku mendohet se perfshihet edhe ankesa e fundit e PS-se si dhe nje pike me vete do te jete ajo e ndarjes se mandateve

Sa i takon ankeses se PS-se, relator mesohet se eshte caktuar te kete kreu i KQZ-se, Arben Ristani.  Duke iu referuar Kodit Zgjedhor relatori bën verifikimin e ekzitencës së elementëve të formës dhe elementeve të tjera që përmban ankimimi.

Partia Socialiste depozitoi nje dite me pare kerkesen ankimore ne komisionin Qendror te Zgjedhjeve per kundershtim te vendimit te ketij institucioni, qe shpalli fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha, pas shqyrtimit te te gjitha kutive me votat e gabuara.

Sipas kesaj kerkese ankimore, PS-ja duke pretenduar pavlefshmeri te procesit dhe shkelje te shumta kerkon rrezimin e vendimit te se shtunes, qe shpalli Bashen fitues te gares per bashkine e Tiranes me 93 vota avantazh ndaj rivalit socialist, Edi Rama.

Vetem pak para dorezimit te ankeses, deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni permes nje deklarate per mediat ka bere me dije se PS-ja do te vazhdoje me betejen ligjore, duke kerkuar drejtesi perkunder nje procesi qe manipuloi dhe vodhi rezultatin ne tavoline.

Gjermeni: Vazhdojme betejen ligjore

Partia Socialiste ka perseritur sot se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, pas permbushjes se vendimit te Kolegjit Zgjedhor, e qe rikonfirmoi fitoren e kandidatit demokrat, Lulzim Basha.

“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha ajo.

Sipas saj, ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë shkatërruar zgjedhjet dhe që e kane zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë, e per kete PS do te ndjeke rrugen ligjore.

Numri i votave që nuk përputhen me numrin e votuesve, provat e qarta të manipulimit dhe enimit të integritetit të kutive që i panë të gjithë janë fakte të pakundërshtueshme të pavlefshmërisë së rezultatit të shpallur nga KQZ, të cilat nuk mund të hidhen poshtë nga asnjë gjykatës, sado i madh  të jetë presioni i Saliut- theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›