PD : Zgjedhjet transparente, u dëgjua zëri i qytetarit

Reagimi i PD-së vjen pas deklaratës së selisë rozë, sipas së cilës PS nuk njeh rezultatin e shpallur nga KQZ mbrëmjen e se shtunës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas zëdhënëses së PD-së, Albana Mustafaraj, “sot vijoi maskarada e z.Rama për të errësuar procesin zgjedhor”.
“Në këto zgjedhje në rang vendi morën pjesë rreth 1 milionë e 600 mijë qytetarë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej, një pjesëmarrje rekord sa i përket zgjedhjeve lokale, por edhe të përgjithshme”, kujtoi Mustafaraj, e cila shtoi se “më shumë qytetarë votuan për kandidatin e ‘Aleancës për Qytetarin’ në Tiranë, por më e rëndësishme se kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari”.
/Start/
2011-06-27 19:57