E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi etnik, AK protestë para parlamentit

TIRANË- Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë kalon sot me procedurë të përshpejtuar projektvendimin për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi ka protestuar para parlamentit.

Sipas përfaqësuesve të aleancës deputetët nuk duhet të pajtohen me votimin e një projektligji të tillë, që cenon integritetin, shkel liritë dhe të drejtat e njeriut dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Shteti shqiptar duhet të respektojë bashkombësit e vet, pasi kjo ëhstë e turpshme . I bëjmë thirrje deputetëve të votojnë peticionin e popullit. Ata janë zgejdhur për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe jo të votojnë projektligin e grekut- tha përfaqësuesi i AK për mediat.

Pak ditë më parë ata dorëzuan edhe peticionin me firmat e mijëra qytetarëve që kundërshtojnë këtë lloj regjistrimi dhe apelojnë që të dëgjohet vullneti i qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›