Pushon nga rolet kryesore
Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 10:13
Aktorja Keira Knightley ka vendosur që të reduktojë intensitetin e saj të punëve, sepse ajo po vuan nga “lodhja”.
Aktorja, e cila në të kaluarën ka pranuar se mund të largohet shumë shpejt nga aktrimi, ka vendosur se ka nevojë që të pushojë nga rolet kryesore këtë vit, pas roleve të saj shumë të rënda që ishin në filmat “Georgiana Cavendish” dhe “The Duchess”.
“Kam vendosur të ndaloj pak. Kështu do të marr një vit pushim nga rolet kryesore dhe do të luaj vetëm ato dytësore”, tha aktorja.