E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fileta pule me speca

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 10:12

Marrim dy fileta pule i rrahim. Për ti rrahur përdorim një qese mbi filete që të mos copëtohet. I kriposim dhe i hedhim biber dhe i lëmë për disa minuta në një anë.

Marrim dy speca i presim në rripa, i skuqim ne vaj. Filetat e pulës i pudrosim me parë me miell dhe i vendosim të tava ku u skuqen specat.

Specat nuk i heqim nga tigani. Pasi i skuqim nga të dyja anët i hedhim verë të bardhë dhe i vëmë kapakun për të avulluar.

I shtojmë tul domateje dhe e lëmë disa minuta bashkë të mbuluar, i hedhim kripë e piper të kuq. Nëse ju pëlqen mund ti shtoni edhe piper të kuq të djegës. Në pjatë vendosim filetat me salcën e vet duke i pudrosur me majdanoz të grirë.

Mund ta shoqërojmë me patate të skuqura ose me pure patatesh. Ju këshilloj ta provoni se do ju pëlqejë.

Ju bëftë mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›