E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet për të paligjshmit

Shoqata e Taksistëve

Problemi i taksive të palicencuara është bërë gangrenë për të rregulltit. Edhe për këtë vit, taksitë e licencuara kanë kryer “ritualin” e radhës, duke u ankuar për shqetësimin e tyre lidhur me konkurrencën e pandershme. Sipas taksive me licencë, në këtë mënyrë, prishet tregu i konkurrencës dhe për rrjedhojë edhe fitimet e tyre përgjysmohen. Sipas Shoqatës së Taksistëve, shteti duhet të marrë masa në mënyrë që situata të sistemohet, ndërsa taksistët e paligjshëm duhet të penalizohen një herë e mirë, ose të paguajnë të gjitha detyrimet, të zbatojnë rregullat dhe të mos ndikojnë në treg me çmime të pasakta, krahasuar me detyrimet dhe koston që paguajnë aktualisht taksitë e licencuara.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›