E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anna Oxa denoncoi mjekun që e ngacmoi

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 19:21

Këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa ka denoncuar një mjek 60- vjeçar nga Milano për ngacmim. Këngëtarja ishte njohur me mjekun në aktivitetet e shoqatës “Ndërgjegje dhe Shëndet” dhe Ana i kishte dhënë atij numrin e celularit, por burri ishte bërë këmbëngulës, aq sa e ka shtyrë këngëtaren të bëjë një denoncim ndaj tij.

Ditë me parë agjentët e policisë kanë shkuar në shtëpinë e mjekut, por fillimisht mjeku nuk u ka hapur derën.

Agjentët kanë arritur ta bindin të shkojë në spital, ku 60- vjeçari i është nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm psikiatrik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›