E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lanson “Turn Around”

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 12:49

Laureta meçi, një yll i famshëm që çdo ditë po pushton tregun e muzikës në SHBA, ka folur për këngën e saj më të re, e cila është e stilit club-dance e realizuar në studion “Mindsmack” në Manhattan të New Yorkut, raporton INA. Ajo thekson se muzika dhe teksti i këngës është i autorit Brian Rund.

“Sapo kemi publikuar këngën në I-tunes, Napster dhe Rhasody edhe atë gjatë kësaj jave. Është mirëpritur mirë nga adhuruesit dhe jam mirënjohëse që ju si INA keni ndjekur aktivitetet dhe sukseset e mija. Videoklipin pritet gjithashtu ta lansojë së shpejti”, deklaroi Laureta, e cila njihet edhe me suksesin edhe në botën e filmit.

Pas promovimit të saj në SHBA, Lureta Meçi do të nisë një turne ku do të promovojë këngën e saj dhe në Evropë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kjo do të bëhet e mundur falë Ardjon Gregory Nanushi dhe “DNB Management”, e cila menaxhon disa nga emrat më të njohur në Evropë si: Juan Magan, Inna, Deep System, Edy Watta and David Deejay feat Dony.

Ajo thotë se shpejti do të jetë pranë fansave të saj shqiptarë. Nga risitë në botën e filmit ajo shfaqet në filmin triller psikologjik “Disciple”, në rolin e një këngëtareje të njohur, e cila ndihmon zgjidhjen e një vrasje. Nën zërin e saj do të këndohet dhe kolona zanore e filmit “Disciple”. Ajo cilësohet si aktorja më e vlerësuar e filmave dhe serialeve aksion “Shadow Kill”, “Stargate”, “Battle Star Galactica” dhe “Andromeda”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›