E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e te vdekurve makina luksoze e plazma ne flake

Revolucionit teknologjik nuk i shpëtojnë dot as festat antike. Gjatë Qing Ming, ditës së të vdekurve në Kinë, është zakon që në nderim të atyre që nuk jetojnë më të digjen relika objektesh luksoze, e tani rëndom mund të shohësh relika makinash luksoze të holla, fallco apo dhe çanta firmato. Mes objekteve që zënë vend në  përzgjedhjet e fundit janë dhe relika kolltukësh masazhues apo televizionë plazma. Megjitahtë edhe të vdekurit duhet të presin rradhën që në festën popullore t’u dërgohet përmes zjarrit IPad2  te Apple.

Model i ri është ezauruar sapo mbërriti në dyqane. Me këtë rast janë të shumtë ata që nuk kënaqen me modele të vjetra të iPad apo iPhone4. Prej letre ose jo për të pasur Ipadin e ri të Apple në Kinë nuk është më e lehtë. Shitësit popullaritetin e fjalës së fundit të teknologjisë e shohin dhe tek  kapaciteti prej 888 gigabyte, një numur mjaft domethënës, mistik e fatsjellës për  kulturën kineze.

Festa që i ka fillesat në mësimet e Konfucit për besnikëri ndaj  familjes dhe traditës festohet në një masë të madhe dhe ne Malajzi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›