Bale mund ta lë Premierligën

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 19:21
Ylli i Tottenhamit Gareth Bale ka bërë të ditur se nj ditë do të ishte i hapur për transferim te ndonjëri prej klubeve të mëdha evropiane.
Bale 21 vjeç ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2015 por nuk ka përjashtuar largimin e mëhershëm nga White Hart Lane dhe Premierliga.
“Kurrë nuk i dihet por nuk kam frikë të largohem nga shteti. Nëse ju ofrohet një mundësi e mirë ju duhet ta konsideroni seriozisht. Jam larguar nga shtëpia si 15 vjeç, nëse largohem nga Premierliga do të mësoj një gjuhë tjetër, do të njoh njerëz të tjerë dhe një shtet të ri”, tha Bale për gazetën spanjolle AS.