Anna Tatangelo hedh ne treg albumin e katert

Anna Tatangelo nxjerr albumin e saj te katert. “Ne boten e grave” eshte nje permbledhje momentesh te jetes se femrave, qe permbledh shtatzenine, zhgenjimin, tradhtine, keqtrajtimin.
Kenga qe lancoi albumin titullohej “Profumo di mamma” dhe te gjithe menduan per nje cast se kengetarja priste nje femije nga i dashuri i saj, Gigi D’Alessio.
Ne fakt nuk ka asnje te re ne kete fushe, eshte thjesht nje kenge qe Gigi kompozoi per te.