E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica Alba mama, rikthehet ne pune

Prej 6 muajsh mama, Jessica Alba eshte rikthyer ne sheshin e xhirimeve. Brunia hollivudiane po merr pjese ne xhirimet e “Nje shenje e padukshme e imja”, me subjekt te marre nga libri i autores Aimee Bender.

Aktualisht, filmi i aktores "Awake” eshte ne sallat amerikane, ku ne krah te brunes luan edhe Hayden Christensen. Por karriera e Alba-s si mama vazhdon edhe me tej, pasi ajo ka gjetur kohe te pozoje edhe per kalendarin Campari, gje te cilen para saj e kane bere vetem Salma Hayek dhe Eva Mendes. Fotografite e te famshmit Mario Testino tregojne qarte nje Jessica Alba ne forme te perkryer.

“Kam dashur te jem e qete gjate 9 muajve te shtatezanise. Jam e bindur se femijet ndiejne gjithcka qe kalon mamaja. Kam evituar stresin dhe emocionet por ka qene shume e veshtire”, eshte shprehur Alba ne nje interviste dhene per revisten “Vanity Fair”.

Ne vijim te intervistes, ajo ka shkeputur edhe nje mendim per presidentin e ri Barak Obama. “Jam shume e lumtur dhe nata e zgjedhjeve ka qene e paharrueshme per mua”, perfundoi aktorja amerikane.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›