E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet dita e pavarsisë të Tiranës

Në ditën e pavarsisë së Tiranës dhe ngritjen e flamurit më 26 Nëntor, Shoqata Tirana në shkollën "26 Nentori", ka festuar këtë ditë historike. Në këtë kuadër, ku të gjithë kanë festuar pavarësinë e kryeqytetit shqiptar, një program special ishte përgatitur nga nxënësit e shkollës. Në këtë festë mernin pjesë jo vetëm nxënës të shkollës dhe mësues, por dhe figura të njohura si dhe përfaqësues të shoqatës Tirana. Kryetari i saj Arben Tafaj përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për historinë e qytetit. Synohet, që kjo ditë, vit pas viti të kujtohet si një ditë e shënuar, që solli pamvarësinë e Tiranës dhe ku u valvit i lirë flamuri shqiptar. Natyrisht brezat e rinj janë ata që duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj kësaj tradite, që në fund të fundit është historia e vëndit dhe qytetit ku jetojnë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›