E Shtunë, 31 Tetor 2026

No Doubt ribashkohen zyrtarisht

Zerat kane qarkulluar perhere por tashme rikthimi i grupit No Doubt me Gwen Stefani ne krye eshte zyrtarizuar.

Banda amerikane ka nisur punen e lene pergjysem ne vitin 2001 pasi kengetarja bionde vazhdoi karrieren solistike. Sipas te dhenave, No Doubt po punojne per albumin e ri dhe ne vitin 2009 kane planifikuar nje turne boteror.

“Koha kaloi shpejt dhe ne mendojme se kemi ende shume per te thene”, ka thene Stefani, e cila ne muajin gusht lindi femijen e saj te dyte. Mendohet se banda eshte bashkuar qe ne fillimin e ketij viti, ndersa albumi i ri do dale ne treg ne fillim te vitit 2009. Ndalesa e pare e turneut te tyre do jete ajo e New York ne 3 maj.

Grupi u krijua ne vitin 1986 nga John Spence dhe Eric Stefani, vellai i Gwen, ndersa ne vitin 1995 publikuan albumin "Tragic Kingdom" qe u pasua nga, "Rock Steady".



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›