E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anne Hathaway e Adam Shulman drejt altarit

BROOKLYN- Dasmë në Hollywood, mendojnë seriozisht për martesën një cift aktorësh. Bëhet fjalë për aktoren 28-vjecare Anne Hathaway, dhe të fejuarin e saj Adam Shulman, për të cilët thuhet se kanë nisur përgatitjet e dasmës.

Lajmi bëhet i ditur nga revista People, ku sqarohet se kohët e fundit aktorja është parë të shëtisë në Brooklyn, me një unazë të kushtueshme prej diamanti, në gisht.

Por zyrtarizimi i lajmit është bërë nga një mikëshe e afërt e aktores, sic raporton People. Ajo citohet të ketë thënë se cifti ka nisur tashmë përgatitjet për dasmën, por nuk ka ende një datë zyrtare.

Hathaway dhe Shulman filluan të njiheshin në nënor të vitit 2008, kohë kur aktorja i kishte dhënë fund lidhjes me sipërmarësin italian Raffaello Folliero, i arrestuar në Amerikë për mashtrim dhe pastrim parash.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›