Temperatura në Tokë është rritur me 0,46 gradë celsius
DURBAN – Një raport i Organizatës Botërore Meteorologjike tregon se që prej vitit 1997 janë regjistruar trembëdhjetë vitet më të nxehta në historinë e re të Tokës.
Në raport thuhet se në periudhën 2002-2011, temperatura mesatare në Tokë është rritur 0,46 gradë celsius.
''Viti rekord i temperaturave të larta ishte 2010-a, ndërsa sivjet janë matur temperatura mesatare që e klasifikojnë 2011-n në vendin e dhjetë viteve më të nxehta që prej fillimit të matjes të temperaturës prej vitit 1850'', -theksohet në raport.
"Të dhënat tregojnë se klima globale ka tendencë për ngrohje dhe se kjo ngrohje së pari është falë faktorit njeri", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud.
(er.nu/mia/BalkanWeb)