Gjirokastër, kishte dalë për gjueti, vetëplagoset drejtori i shkollës

Një person është vetëplagosur aksidentalisht me çifte paraditen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në Malin e Gjirokastrës ku shtetasi Dritan Kllapi, drejtor shkolle në një shkollë 9-vjeçare është vetëplagosur me armë teksa kishte dalë për gjueti.
Ndërkohë mësohet se drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe një helikopter i cili do të bëjë të mundur transportimin e tij drejt spitalit ushtarak në Tiranë.
Ndërsa mësohet që forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjen.