Anne, probleme me mishin
Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 09:13
Aktorja Anne Hathaway ka probleme me mishin dhe me të qenit vegjetariane në Londër.
Aktorja 28-vjeçare– e cila e ka kthyer trupin e saj të dobët sikurse e ka pasur më parë– ka pranuar se nuk e ka të lehtë të punojë në Britani, sepse shumica e ushqimit është i përzier me mish. Ajo ka thënë se Britania nuk është ajo që ka qenë 10 vjet më parë.
“Çfarë mendoj për ushqimin britanik? E dini, jam vegjetariane dhe kam probleme këtu, por zakonisht po përgatis vetë”, tha ajo.