E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annie Lenox nuk bën më turne

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 08:43

Ish-këngëtarja e grupit Eurythimics, Annie Lenox, ka paralajmëruar se më nuk dëshiron të bëjë turne muzikore.

Përmes internetit, ajo ka falënderuar adhuruesit e saj për interesin dhe dëshirat e bukura, por edhe ka theksuar se është e rraskapitur për çfarëdo turneu.

“Dyshoj se do të shkojë më në ndonjë turne, sepse, të jem e sinqertë, ato po më lodhin së tepërmi fizikisht dhe psiqikisht...

Sidoqoftë, mendoj se kam kaluar kohë të mjaftueshme duke pritur nëpër vetura, dhoma hotelesh dhe gardëroba, për t’u shfaqur live para publikut.

Në të ardhmen turnetë do t’i bëjë përmes hologrameve”, nënvizoi Lenox, e cila është pjesë e skenës muzikore botërore që nga vitet e 70’a, dhe që në dhjetorin e vitit 2010 publikoi albumin e Krishtlindjes “A Christmas Cornucopia”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›