Një milion euro për “policët” e Bansky’t
Grafiku i njohur i street-art artistit, Banksy, “Kissing coppers” (Policët në puthje) së shpejti do të hiqet nga muri i një kafeteri në Bryton, sepse do të shitet në Amerikë.
Grafiku, që tregon dy policë britanikë duke u puthur, është krijuar para shtatë viteve, por, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, pronari i kafeterisë vendosi t’ia shes në galerie njujorkeze.
Vepra e vendosur në murin e kafeterisë Prince Albert ishte atraksion turistik për shumë vite me radhë, kështu që pritet që çmimi i saj të arrijë diku rreth një milion euro. Pronari, Chris Steward, pohon se s’e kishte idenë çfarë do të vizatonte Banks në mur kur e kishte lutur që ta shfrytëzonte atë si bazë.
"Kur e përfundoi, fillimisht mendova: Oh Zot... E më e keqja ishte kur andejpari kaloi patrulla e parë policore, e cila e pa grafikun. Nuk dija si të reagoja, e ata vetëm nxorën kamerat dhe filluan të fotografonin”.
Grafiku ndërkohë u bë atraksion dhe për ta parë vinin me mijëra njerëz. U bë njëlloj simboli i luftës kundër homofobisë.