Dasma e William princi i Bahrein refuzon ftesen

Princi trashëgimtar i Bahrein ka refuzuar ftesën e dasmës së ëilliam e Kate, që do të zhvillohet në Londër më 29 prill.
Motivi për refuzimin është se ftesa e dasmës vjen në një moment të papërshtatshëm.
Lajmin e raporton faqja në internet e televizionit satelitor britanik Sky News. Të shtunën u njoftua prezenca e princit Salman bin Hamad al-Khalifa , bashkë me monarkë të tjerë nga e gjithë bota. Ftesa e princit krijoi një sërë polemikash.