E Diel, 1 Nëntor 2026

Anomalite e bebeve do te zbulohen qe ne bark

Moisiu Vleresim dinamik i rritjes se fetusit. Softi mjekesor te materniteti Koco Gliozheni

Cdo anomali semundje e bebeve do te mund te zbulohet qe ne barkun e nenes. Lajmi i mire vjen nga materniteti Koco Gliozheni ku eshte bere i mundur instalimi i nje programi kompjuterik i cili regjistron cdo vizite analize dhe ekzaminim pergjate gjithe periudhes se shtatzenise se nje gruaje. Me pas ky sistem do te jete ne gjendje te sinjalizoje se kur bebi nuk rritet ose nje nga parametrat e matshem nuk eshte normal duke bere te mundur perllogaritjen e anomalive te bebes midis javes se 11-13 te shtatzenise. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe drejtoresha e maternitetit Rubena Moisiu kane peruruar dje instalimin e sistemit Austria softit mjekesor statistikor dhe financiar i cili ben te mundur edhe evidentimin e problemeve gjate shtatzenise.

Evidentimi

Ministri Vasili vleresoi Kemi mundesi qe te shikojme cfare ndodh me pacientin qe nga momenti i hyrjes e derisa ai del cdo njeri i cili punon me pacientin te njohe historine e semundjes se tij qe nga dita e hyrjes dhe me vone perjetesisht duke e pasur te skeduar elektronikisht. Njekohesisht kalkulojme ne menyre shume te qarte cilat jane kostot ku duhet te trajtohej pacienti nga pikepamja financiare me mire dhe cgjera mund te evitoheshin.

Ndersa doktoreshe Rubena Miosiu drejtore e Koco Gliozhenit thekson se sherbimi nuk ka kosto per grate shtatzena. Sipas doktoreshes softi eshte vetem per spitalet obstetrik-gjinekologjike dhe ndihmon edhe ne pakesimin e vdekjeve foshnjore pasi mjeku pergjegjes do te kape gabimet ne kohen e duhur duke nderhyre ne kete menyre edhe ne kohe.

Te ben te mundur te jesh ne korent te cdo lloj problemi qe ka pacienti te cdo lloj sherbimi dhe medikamentesh qe merr ne spital. Nga ana tjeter nese ka dicka te gabuar krijohet mundesia per te nderhyre ne kohe. Po keshtu ky lloj sistemi parandalon lindjen me keqformime pasi ato kapen qe ne fillim te shtatzenise dhe nuk eshte nevoja me pas femija te linde ashtu-tha Rubena Moisiu drejtoreshe e maternitetit.

Programi

Sistemi Austria eshte nje soft mjekesor statistikor dhe financiar. Ai aplikohet ne 50 qendra studimi eshte i shperndare ne 35 shtete ne 26 gjuhe te ndryshme ku se fundmi eshte futur edhe ne gjuhe shqipe. I gjithe sistemi funksionon ne gjuhen shqipe per te qene i kuptueshem per te gjithe personelin. Projekti ka filluar te zbatohet ne fund te vitit 2009 dhe tani perfundoi me vendosjen e licencave ne te gjitha pikat e sherbimit te institucionit ne total 33. Sistemi ben te mundur qe te kalkulohet risku per anomali midis javes 11-13 te shtatzenise kjo behet e mundur vetem ne moshen e nenes se bashku me NT. Po keshtu ky sistem ben te mundur kalkulimin e rrezikut te lindjes para kohe midis javes se 20-24 te shtatzenise duke matur gjatesine e qafes se mitres. Nga ana tjeter mjeket do te kene mundesine qe permes ketij programi te vleresojne dinamiken e rritjes fetale pasi sistemi eshte ne gjendje te sinjalizoje se kur bebi nuk rritet ose nje nga parametrat e matshem nuk eshte normal. Regjistrimi i pacientes ne nje nga pikat e hyrjes e shoqeron ate ne te gjitha sherbimet dhe ne menyre analitike sistemi paraqet te gjitha veprimet e kryera tek kjo paciente sipas sherbimeve. Ne te njejten kohe mund te behet edhe konsultimi ne distance i rasteve me klinikat jashte vendit pasi spitalet jane te lidhura ne rrjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›