E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse adoleshentet kineze nuk flasin me shqip

PEKIN - Eumlshte nje mbremje e hapur ne nje klub mergimtaresh i cili quhet Paddy OShea i cili ndodhet ne qender te Pekinit. Nderkohe qe nje amerikan i sapoardhur po mbante nje leksion stilistike perballe nje audience te konsiderueshme Dionisi nje mergimtar gjysme shqiptar gjysme grek po me tregonte aventuren e tij te mesuesise. Ai ishte mesues anglishteje aty ne Pekin por me habiti me thenien e tij se disa kineze flisnin disa fjale shqip. Kjo surprize linguistike eshte nje relikte nga koha e prishjes se madhe komuniste. Ajo ndodhi ne fillim te viteve lsquo60 dhe ne ate kohe Shqiperia ishte i vetmi vend nga blloku komunist evropian qe u rreshtua ne krah te Kines kur Mao prishi marredheniet me vendet e tjera komuniste.

Pervec kesaj Enver Hoxha lideri i atehershem i Shqiperise ishte kunder Hrushovit dhe politikes se tij te destalinizmit. Ne shenje solidariteti Kina dergoi ndihma ne Shqiperi asistence teknikedheinkurajoi nje program dypalesh per gjuhesine. Me sa me tha Dionisi kjo eshte arsyeja qe disa kineze pak te thyer ne moshei mbanin mend akoma leksionet e gjuhes shqipe.

Pak me heret ate mbremje grupi yne i gazetareve po shetiste ne Nan Luo Gu Xiang nje zone ne lindje te Pekinit i mbushur me turiste me tregje dhe me adoleshente. Po ta kisha takuar qe aty Dionisin do kisha marre kurajen me deshiren time te mire per te permiresuar kinezcen time ti pyesja ata adoleshente a dinin shqip. Por jam shume i sigurt se ata te rinj qe po kalonin kohen aty nuk ishin eksperte te asnje gjuhe ballkanike. Sipas disa kerkuesve vendas ata nuk kane haberin as per protestat demokratike qe jane bere ne Kine para rreth 20 vjetesh e jo me te kene studiuar kthesat dhe manovrat ideologjike te viteve lsquo60.

Te ashtuquajturit post 90 d.m.th. adoleshentet nuk ngjajne me asgje qe ka jetuar para tyre ne Kine. Ne fakt nga sjellja veshja dhe mentaliteti ata duket sikur jane nga Kalifornia. Cdo vend i kalon ndryshimet rrenjesore qe ndodhin midis brezave por ne Kine ky proces ka marre nje pershpejtim dramatik si pasoje e rritjes se madhe ekonomike qe Kina ka pesuar dekadat e fundit si dhe nga ndryshimet ne qeverisje dhe ndryshimi nga autarki ne nje vend te hapur kapitalist perendimor. Ne nje te enjte shume te ngarkuar grupi yne i gazetareve takoi nje ekonomist dhe nje punonjes social te cilet ishin derguar ne popull per te punuar bashke me fshataret gjate periudhes se Revolucionit Kulturor.

Sot ata mund te diskutojne sipas mendimeve te tyre krejt origjinale per bursen nderkombetare ose per shkollen ekonomike te Cikagos por memoria dhe kerrusja e shpines se atyre viteve vazhdon te jetoje tek ata. Por nje nga pikat me te diskutueshme ne Kine jane dallimet e medha breznore qe nga koha e Revolucionit Kulturor dhe krenarise shqiptaro-kineze dhe post 90 kineze qe flet gjithe diten ne celular. Cdo dekade duket sikur ka avataret e saj idealistet e shkaterruar te viteve te Tiananmenit dhe ata materialiste qe nuhaten kohen por nuk dolen hapur dhe e cuditshme eshte se kush u sakrifikua dhe kush perfitoi. Une si nje i huaj i cili rikthehet ne Kine pas pothuaj 20 vjetesh e pata shume te lehte te shoh ndryshimet thelbesore qe ka pesuar ky vend dhe ka shembuj te pafund per kete. Por tani e kuptoj qe keto ndryshime jane thjesht paralajmerime per ndryshimin i cili do te jete kolosal. Eumlshte pothuaj e pamundur te imagjinosh se cfare lloj Kine do te krijojne post 90 nga ana politike dhe kulturore. Ve bast qe Kina do kete ndryshuar akoma me shume. E vetmja gje qe do jete njesoj Do jete nje bar irlandez ne te cilin mergimtaret do shkembejne gjithnje mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Pergatiti Albano Bogdo

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›