E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau njeriun e Aldo Bares arrestohet i dyshuari

Sipas burimeve nga policia kane qene personat te tjere te cilet kane pasur hasmeri me anetaret e Bandes se Lushnjes e kane shtyre Bilbilin qe te kryente aktin e vrasjes se Iriqit

Ekzekutimi i 29 vjecarit Gerti Lala me 8 korrik te ketij viti ne nje nga rruget kryesore te Lushnjes ka tashme nje autor. Policia e Fierit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Lushnje ka arrestuar Orgest Bilbilin 20 vjec si te dyshuar per kete vrasje. Viktima ishte i njohur ndryshe me nofken Iriqi dhe njihej gjithashtu edhe si pjesemarres ne banden e Aldo Bares. Sipas burimeve nga policia 29-vjecari Lala kishte mbetur i vdekur si pasoje e plageve qe ka marre nga te shtenat me silenciator. Fillimisht policia ka pasur dyshimet se kane qene me shume se nje personat qe kane vrare qelluar mbi Lalen por pas hetimeve ka rezultuar se autori i krimit ka qene Orgest Bilbili.

Nderkohe qe pas arrestimit te Bilbilit eshte vertetuar nga skedat e policise se ai ka qene i denuar edhe me pare per plagosje me thike te nje te riu pas nje sherri per motive banale. Ngjarja per te cilen akuzohet Bilbili ka ndodhur ne rrugen Skender Libohova ne afersi te se ciles ndodhej shtepia e viktimes ku eshte ekzekutuar nga nje arme me silenciator Gerti Lala.

Grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e kesaj ceshtje e kane lidhur kete vrasje me kohen kur Lala ka qene pjesetar i Bandes se Lushnjes. Burime brenda ketij grupi shprehen se nga Puna e bere deri tani ka rezultuar se motivi i vrasjes se Gerti Lales ka lidhje me ngjarje te meparshme kriminale te ndodhura ne Rrethin e Lushnjes. Ngjarja te cilat Prokuroria dhe Policia e ketij rrethi i ka vene nen hetim.

Dyshimet se keto ngjarje kane lidhje me vrasjen e 29 vjecarit policia e lushnjes i ka lidhur me faktin se duke qene anetar i bandes se Aldo Bares Iriqi ka krijuar shume armiqesi. Pikerisht prej ketij fakti policine eshte shtyre te dyshoje se Bilbili eshte futur nga persona te tjere per te kryer kete vrasje pasi nga hetimet e deritanishme nuk deri tani nuk ka asnje nuk ka pasur asnje konflikt te hapur apo te fshehte midis ketyre dy personave. Sipas burimeve nga policia personat te tjere qe e kane cuar 20 vjecarin qe te kryente aktin e vrasjes se Iriqit kane pasur hasmeri me anetaret e kesaj bande ose ne menyre direkte me viktimen.

Ngjarja

Ka qene mbremjen e 8 korrikut rreth ores 2330 kur ne rrugen Skender Libohova ne afersi te dy rrugeve qe ndahen e cila quhet nga banoret e Lushnjes si Ypsiloni eshte qelluar nga nje arme me silenciator Gerti Lala ndersa ka qene duke levizur ne drejtim te baneses se tij. Kane qene banoret e zones te cilet gjendeshin aty prane qe kane lajmeruar policine dhe pasi ka mberritur ne vendngjarje ka nisur kerkimin per gjetjen e autorit qe i mori jeten 29-vjecarit. Mbas ekspertizes mjeko-ligjore ka rezultuar se Lala kishte mbetur i vdekur ne vend si pasoje e plumbave te marre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›