DASH Edi Rama bllokoi ndertimin e xhamise se re

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit Bashkia nuk ka vepruar mbi kete kerkese. Shqiperia vijon te jete model per bashkejetesen fetare
Ne mes te debatit per ceshtjen e ndertimit te xhamise se kryeqytetit Shtetet e Bashkuara i kane dhene nje shuplake te forte Bashkise se Tiranes per kerkesen e kahershme te Komunitetit Mysliman Shqiptar. Sipas raportit per lirine fetare qe boton cdo vit Departamenti Amerikan i Shtetit DASH kjo kerkese nuk ka gjetur veprim nga bashkia duke u bere nje nder pak rastet e kufizimit te lirise fetare ne vendin tone.
Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi te kerkonte leje ndertimi per nje xhami te re ne nje toke kthyer bashkesise nepermjet procesit te kompensimit paskomunist. Ne fund te periudhes se raportimit zyrtare te Bashkise se Tiranes nuk kane vepruar mbi kete kerkese ndash thuhet ne raportin e pervitshem te Departamentit Amerikan te Shtetit per lirite fetare ne Shqiperi e cila eshte nje nder kater pikat e vetme qe perbejne shqetesim per vendin tone.
Megjithate Shqiperia vijon te jete nje shtet model per bashkejetesen fetare pasi sipas raportit lirite fetare jane respektuar edhe gjate ketij viti. Qeveria ne pergjithesi respektoi lirite fetare ne praktike. Nuk pati ndryshim ne statusin e respektimit te lirise se fese gjate periudhes se raportimit. Nuk pati raportime per abuzime apo diskriminim shoqeror mbi baze identifikimi besimi apo ushtrimi fetar ndash nenvizon DASH.
Krahas mungeses se xhamise se Tiranes per shkak te mosveprimit te baskise nje problem tjeter qe has DASH jane ndalimi i femrave qe mbajne shami ne shkollat publike qe ndonese eshte antikushtetuese ndodh shpeshhere ne vendin tone.
Nuk ka ligj qe ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtoret e shkollave kane te drejte te percaktojne standardet per veshjen e pershtatshme cka me raste perfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik te simboleve fetare. Gjate periudhes se raportimit pati pasur raportime se drejtoret ne shkolla te mesme shteterore kane ndaluar te ndjekin mesimin studente myslimane ngaqe mbanin shami ne koke ndash shenon raporti.
Problemi i kahershem i komuniteteve fetare qe ka te beje me pronat ka gjetur nje permiresim sipas raportit pas marreveshjeve te nenshkruara megjithate Departamenti thekson se nevojitet nje ecuri me e shpejte.
Qeveria vazhdoi te trajtonte pretendimet nga secili prej kater grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave te marra gjate ish-epokes komuniste megjithate shume nga pretendimet per prona mbeten te pazgjidhura. Pas marreveshjeve te reja dypaleshe te nenshkruara ne vitin 2008 Agjencia Kombetare per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhezua tiu jepte perparesi pronave te zoteruara nga bashkesite fetare megjithese ka pasur ecuri te ngadalte. Si Kisha Ortodokse edhe Kisha Katolike perfshine ne pretendimet e tyre per kompensim ikona fetare dhe doreshkrime te vyera marre nga qeveria komuniste te cilat mbeteshin ne arkivat kombetare ndash shkruhet ne raport.
Shqiperia mbetet nje nder vendet unike per sa i perket bashkejeteses fetare por krahas problemit te pronave qe eshte i trasheguar per shkak te regjimit komunist dy ceshtjet e tjera duket se nuk kane gjetur zgjidhje. Refuzimi i pashpjegueshem sipas KMSH SHBA dhe qeverise i baskise per xhamine e Tiranes dhe veprime sporadike antikushtetuese drejtoresh shkollash qe veprojne mbi Kushtetuten e vendit duket se jane fenomene shqetesuese por te cilat mund te gjejne zgjidhje shume lehte.