E Diel, 1 Nëntor 2026

Anoreksia, vdes vajza 19 vjeç

 Një vajzë anoreksike 19 vjeç gjeti vdekjen pasi refuzoi për muaj me radhë kurat mjekësore për arsye fetare.

Maria Antonella Mirabelli jetonte në Rosario del Tala, në verilindje të Argjentinës.

Në momentin që ndërroi jetë 19 vjeçarja peshonte 31 kilogramë. Mësohet se prindërit e saj janë të ndarë prej kohësh, ndërsa si nëna dhe gjyshja shprehen se vendimi i saj për të mos u kuruar u bazua në një paragraf biblik ku thuhej, “Zoti kuron çdo të keqe”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›