Tri javë pas zgjedhjes, jep dorëheqje kryeministri palestinez

Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tri javë pas zgjedhjes së tij në këtë post.
Zyra e tij për medie ka shpjeguar të enjten se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të “konfliktit mbi përgjegjësitë”, transmeton Rel.
Asnjë detaj më shumë nuk është bërë i ditur për mediet, dhe ende nuk është e qartë nëse presidenti i Palestinës ka miratuar dorëheqjen e tij.
Hamdallah, një ish-profesor universiteti, ka marrë detyrën e kryeministrit të Palestinës më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili po ashtu dha dorëheqje më 13 prill.