E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Prishtinës do të punojë me orar të zgjatur

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë banorët e komunës se me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të shpejta qytetarëve tanë, përkatësisht mërgimtarëve, të cilët këtë kohë e shfrytëzojnë për pushime në vendlindje, Komuna e ka zgjatur orarin e punës së shërbyesve civilë në zyrat e ofiqarisë.

Duke filluar nga e hëna, 24 qershor, këto zyre do ta fillojnë punën në orën 8:00, dhe jo në 8:30, sikurse rëndom. Përfundimi i orarit, ndërkaq, do të bëhet në 16:00 dhe jo në 15:30, si deri tashti. Po kështu, do të punohet edhe ditëve të shtuna, duke filluar nga ora 08:00 deri në 12:00./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›