E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A, Juve ngjitet ne vendin e dyte

Juventusi ka shkaterruar 4-0 Rexhinen ne “Dele Alpi” te Torinos.

Ne minuten e 28-te Kamoranezi hap serine e golave per bardhezinjte. Ne mbyllje te pjeses se pare Amauri dyfishon rezultatin dhe i jep nje tjeter goditje Rexhines.

Me fillimin e pjeses se dyte loja veshtiresohet per te dyja skuadrat pasi filluan reshjet e debores, megjithate kushtet e veshtira klimaterike nuk e ndalen Juven te shenoje edhe dy gola te tjere.

Kielini shenon golin e trete ne minuten e 62-te dhe Del Piero mbyll serine e golave me nje 11-metersh.

Kjo fitore, qe eshte e teta per kete sezon per Juventusin, e ngjit ate perkohesisht ne vendin e dyte ne Serie A, me pike te barabarta me Milanin.

Nderkohe, sfida tjeter e kampionatit italian e zhilluar po sot mes Katanias dhe Leces, ka perfunduar ne barazim 1-1. Paoluci shenoi per Katanian i pari dhe vetem 8 minuta me pas Kastijo barazoi ne 1-1 sfiden, duke ndare nga 1 pike ne javen e 14-te te Serie A.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›