E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anri Sala përfaqëson Francën

Edhe pse sapo u la pas Bienalja e Venecias 2011, përgatitjet kanë nisur për atë të vitit 2013, ku shqiptari i lindur në Paris, Anri Sala do të përfaqësojë Francën në këtë event të rëndësishëm arti.

Sala, që prezantohet nga Hauser & Wirth dhe galeria e Marian Goodman Galleries, do të punojë në video. Puna e tij në këtë aspekt ka marrë vlerësime, kështu Daniel Birnbaum shkroi në vitin 2004 në Artforum se Sala “është një ekspert në krijimin e formave të përsëritura që prodhojnë disa zona të trurit, por kurrë nuk shkon aq larg sa të shkaktojë dhembje me to”.

Ky nuk është udhëtimi i parë në Venecia i Salës. Filmi i tij “Burri i burrit” fitoi Çmimin e Artistit të Ri në vitin 2001 në Bienale. Filmi prezantonte një plak në katedralen e Milanos, ulur në një stol. Koka e plakut herë ulej dhe herë ngrihej. Ndërkohë videoja e tij “Më jep ngjyrat” reflekton transformimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Filmi ende po shfaqet në Tate Modern.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›