Ansa zbardh dokumentin e KE Shqiperia shume prane marrjes se statusit
Shqipëria është shumë pranë marrjes së statusit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Lajmeve “Ansa “, e cila zbulon një pjesë të raportit të papërfunduar të Komisionit Evropian, që pritet të publikohet në 10 tetor.
Sipas raportit Komisionit Evropian, dialogu mes qeverisë dhe opozitës shqiptare bëri të mundur kapërcimin e krizës dhe miratimin në kohë të reformave kyçe, si ajo zgjedhore apo reforma parlamentare, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt BE-së.
Tirana, sipas dokumenti të publikuar nga “Ansa” ka përmbushur detyrat përsa i takon prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
“Pas tre vjetësh nga kërkesa zyrtare për të qënë zyrtarisht vendi kandidat për në BE, nga Prilli i 2009, Shqipëria më në fund është gati të kalojë provimin e Brukselit, duke marrë më 10 tetor një sinjal pozitiv nga Komisioni Evropian. Një rekomandim ky që do të shkojë drejt e në tryezën e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor, ku pritet të merret edhe vendimi përfundimtar. ”- citon ANSA duke iu referuar raportit të KE-së.
Nëse i jepet drita jeshile, Shqipëria do të bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtyre vendeve u shtohen edhe vende të tjera kandidate, si Turqia dhe Islanda, ndërsa Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë ende në pritje.