E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet polici kinez me 15 vjet burg

Ish-shefi i policisë në Kinë, i cili ndodhet në zemër të skandalit më të madh politik është dënuar me 15 vjet heqje lirie. Wang Lijun u burgos për thyrje të ligjeve për përfitime personale, abuzim me pushtetin dhe marrje ryshfeti informoi agjencia e lajmeve Xinhua. 
Fluturimi i Wang në një konsullatë amerikane në shkurt, çoi në rrëzimin e politikanit të lartë Bo Xilai. Bashkëshortja e tij u shpall fajtore për vrasjen e një biznesmeni britanik. Skandali vjen në një kohë kur Kina po përgatitet për të zgjedhur liderët e rinj në javët e ardhshme. Analistët thonë se rastet kriminale tregojnë se si lidershipi kinez planifikon të merret dhe me Bo Xilain. Ëang akuzohet se ndihmoi bashkëshorten e Xilait të fshihte krimin e vrasjes së biznesmenit britanik.
Wang - ish-shefi i policisë në qytetin e Chongqing, ku Bo Xilai ishte lideri i Partisë Komuniste – rrezikonte 20 vjet heqje lirie por gjykata vendosi uljen e dënimit me 5 vjet . Avokatet e ish shefit te policisë kane bere me dije se do te apelojnë vendimin ndërsa  gjykata e ka cilësuar  vendimin  te drejte sipas ligjit kinez . 
Vendimi vjen në një kohë që  Kina përgatitet për të zgjedhur udhëheqësit e rinj në javët e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›