Ansambli “Dora Stratou” sjell folkun grek ne Tirane
Ne kuader te festes kombetare te 25 Marsit, per popullin grek kete vit shenon 192-vjetorin e fillimin e revolucionit kunder Perandorise Osmane, qe nga 25 mars 1821. Ambasada e Greqise ne Tirane, me mbeshtetjen e shume organizatave dhe me bashkepunimin e Vatres se Fondacionit Grek te Kultures ne Tirane, si dhe te Akademise se Arteve te Shqiperise, per gati nje muaj, me saktesisht gjate periudhes 25 Mars deri ne 23 Prill 2013, do te sjelle nje sere aktivitetesh me titullin e pergjithshem “Pranvera Greke e Kultures ne Shqiperi”. Shfaqje koreografike, konference shkencore, koncerte muzikore, ekspozite dhe kulinari, do jene pjese e eventeve qe do te zhvillohen per te dytin vit radhazi ne Shqiperi, ku marrin pjese, nder te tjere, artiste dhe intelektuale greke dhe shqiptare, te cilet kane si qellim prezantimin e kultures bashkekohore greke ne Shqiperi, por dhe te marredhenieve kulturore e historike midis dy vendeve. Keshtu, “Pranvera e kultures greke ne Tirane”, ka ngritur siparin ne Teatrin e Operes dhe Baletit, permes nje koncerti te vecante ku ishin te pranishem ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci dhe nje sere personalitetesh, si dhe trupa diplomatike. Mes te tjerash, gjate hapjes se shfaqjes se Ansamblit “Dora Stratou” qe vinte nga Athina, ambasadori grek ne Shqiperi Z. Leonidas Rokanas, falenderoi te gjithe pjesemarresit dhe beri nje historik te shkurter te ansamblit ku theksoi se eshte nder Ansamblet me te pelqyer brenga dhe jashte Greqise, me nje numer shume te madh koncertesh. Me pas, ku ritmet muzikore tradicionale kane hapur koncertin, tingujt e violines dhe te instrumenteve te tjere karakteristike te folklorit grek, elektrizuan jo pak te pranishmit. Muzika u nderthur shume bukur me pas edhe me vallet tradicionale greke, ku ne disa prej tyre vihej re edhe ngjashmeria me vallet e jugut te Shqiperise, jo vetem ne koreografi, por edhe ne kostumografine e tyre. Kostumet shumengjyreshe te mbartura nga valltaret, ishin deshmi e tradites se vyer artizanale, e cila trashegohet me shume kujdes brez pas brezi. Ansambli i valleve tradicionale “Dora Stratou” qe erdhi ne Tirane, eshte nje nder me te vjetrit dhe me te rendesishmit ne Greqi.